Slug
Në shqip përdoret i njëjti emër.
ShpjegimiSQ
Slug-u është pjesa e lexueshme e një adrese që identifikon faqen — p.sh. te fjalori.dev/term/api, slug-u është „api“. Slug-ët e mirë janë të shkurtër, me shkronja të vogla, me viza në vend të hapësirave, dhe pa ë e ç.
EnglishEN
A slug is the readable part of an address that identifies the page — e.g. in fjalori.dev/term/api, the slug is “api”. Good slugs are short, lowercase, with hyphens instead of spaces, and without special characters.
Si ta mendosh
Si emri në zilen e derës: në vend të „Banesa nr. 4827“, shkruan „Krasniqi“ — e gjen kushdo menjëherë.
Lexoje në anglisht
Like the name on a doorbell: instead of “Flat no. 4827”, it says “Krasniqi” — anyone finds it straight away.