Gjuhë programimi

Interface

Në shqip: Ndërfaqe (interface)

ShpjegimiSQ

Interface-i është një „kontratë“ që thotë çfarë metodash duhet të ketë një klasë, pa thënë si i bën. Çdo klasë që e pranon kontratën duhet t'i ketë ato metoda. Përdoret shumë në Java, C# dhe TypeScript.

EnglishEN

An interface is a “contract” saying which methods a class must have, without saying how they work. Any class that signs up to the contract has to provide those methods. It's used a lot in Java, C# and TypeScript.

Si ta mendosh

Si priza në mur: thotë vetëm „çdo pajisje duhet të ketë spinë me dy kunja“ — s'i intereson nëse është tharëse flokësh apo karikues.

Lexoje në anglisht

Like a wall socket: it only says “every device needs a two-pin plug” — it doesn't care whether it's a hairdryer or a charger.

Shembull koditypescript

interface Kafshe { ze(): string; }
class Qen implements Kafshe {
  ze() { return "Hau!"; }
}

Terma të lidhur