CSS variables
Në shqip: Variablat në CSS
ShpjegimiSQ
Variablat në CSS të lejojnë ta ruash një vlerë — p.sh. ngjyrën kryesore — në një vend të vetëm dhe ta përdorësh kudo me var(). Kur do ta ndryshosh, e ndryshon vetëm një herë. Kështu punon edhe pamja e errët e këtij fjalori.
EnglishEN
CSS variables let you store a value — like your main colour — in one place and use it everywhere with var(). When you want to change it, you change it once. That's also how this glossary's dark mode works.
Si ta mendosh
Si ngjyrat e klubit: i cakton një herë (kuq e zi), dhe çdo fanellë, flamur e shall i ndjek. Po i ndërroi klubi ngjyrat, ndryshon vetëm rregulli, jo çdo fanellë një nga një.
Lexoje në anglisht
Like a club's colours: you set them once (red and black), and every shirt, flag and scarf follows. If the club changes colours, only the rule changes, not every shirt one by one.
Shembull kodicss
:root { --ngjyra-kryesore: #c8323c; }
.butoni { background: var(--ngjyra-kryesore); }
.titulli { color: var(--ngjyra-kryesore); }